Analistët thonë se me dhunë as nuk ndalen protestat, as nuk merret pushteti [video]

17 Prill 2015 - 19:11      

Derisa zyrtarë të lartë qeveritarë ka ditë që protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita, po e parashikojnë si të dhunshme, analistë politikë në vend këto deklarime po i shohin si kërcënuese, raporton KTV.

Për analistin Shpend Kursani, Hashim Thaçi me këso lloj deklarime do ta frikësojë qytetarin që të mos protestojë kundër pushtetit.

Ai nuk e hedh poshtë mundësinë që në protestë të ketë edhe njerëz të pushtetit, e të jenë pikërisht ata që të nxisin dhunën, ndërsa ajo t’i faturohet opozitës.

Ndërkohë, Petrit Zogaj nga lëvizja Fol thotë se kështu pushteti do që të amortizojë çfarëdo thirrje për protestë sepse nuk i shkon në favor të tij. Por, Zogaj beson në atë se as dhuna nuk mund ta ndalë protestën dhe as protestat e dhunshme nuk mund ta rrëzojnë pushtetin.

Sikurse për Kursanin, edhe për Zogajn ekziston një arsye e fortë se pse pushtetarët po iu frikësohen kaq shumë protestave, përcjell koha.net.

Analistët kanë thënë se kërkesat e protestës janë të drejta dhe prekin secilin qytetar, prandaj edhe pjesëmarrja duhet të jetë e madhe, por kështu nuk mendon pushteti. Ndryshe, organizatorët disa herë përsëritën se protesta do të jetë e qetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...