Ambasadori amerikan thotë se arrestimi i Thaçit është në duar të Qeverisë serbe

17 Prill 2015 - 18:16      

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, tha sot se gjatë vizitës së tij në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi duhet të ndjek procedurat e caktuara që zbatohen në rrethana të tilla, duke thënë se nuk mund të komentojë më shumë në këtë drejtim.

Kurse ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, tha se është Qeveria serbe ajo që do të vendos nëse do ta arrestojë, ose jo, Thaçin.

“Ka procedura të caktuara që duhet të zbatohen kur është fjala për këtë vizitë, kjo është e gjitha që mund të shtoj”, tha Davenport për gazetarët në Beograd.

I pyetur nëse kjo mund të shkaktojë incidente, Davenport u përgjigj "Unë nuk kam asgjë për të shtuar më për këtë temë. Nuk di asgjë në këtë drejtim".

Ai tha se për Serbinë në këto momente është e rëndësishme që të përqendrohet për hapat e ardhshëm të dialogut dhe të përgatitet për raundin e ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili pritet të vazhdoj javën e ardhshme, transmeton Telegrafi

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, nuk ka dashur të komentojë kërcënimet për arrestimin e diplomatit kosovar, por ai mendon se vizita e Thaçit në Beograd do ta inkurajojë bashkëpunimin rajonal.

“Inkurajuese janë vizitat e tilla në të gjithë rajonin. Mbështes bashkëpunimin rajonal. Ka pasur mjaft regres ky regjion”, tha Kirby.

Në pyetjen se a mund të pritet arrestimi Thaçit, pasi prokuroria serbe ka ngritur një aktpadi të ashtuquajtur për terrorizëm, Kirby tha “Nëse do të arrestohet apo jo, qeveria serbe vendos dhe jo ne”./Telegrafi

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...