BE ia kujton Serbisë që vizita e zyrtarëve kosovarë atje është pjesë e Marrëveshjeve

17 Prill 2015 - 17:25      

Gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit janë marrë vesh që të ketë edhe vizita të zyrtarëve serbë dhe atyre të Kosovës, e cila parashihet që të zgjidhet nëpërmes zyrtarëve të ndërlidhjes.

Kështu ka thënë në konferencën e rregullt me gazetarë, Maja Kocijanciq zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian pret që të respektohen procedurat e parapara në marrëveshjen e Brukselit, nëse Hashim Thaçi shkon në Serbi.

Takimi organizohet nga 23 deri më 25 prill në Beograd nga një organizatë jo qeveritare “Këshilli rinor për arsim”.

Zyrtarët serb kanë thënë se nëse Thaçi shkon në Serbi do të arrestohet, meqë për të shteti serb kishte ngritur një akuzë. Prokurori për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq ka thënë se urdhër arresti për Thaçin në Serbi është ende në fuqi, dhe në bazë të saj mund të arrestohet. Një gjë të tillë e kishte thënë më pas edhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...