Foto: Ilustrim

Pozita insiston se opozita e do pushtetin me dhunë [video]

15 Prill 2015 - 19:10      

Pushtetarëve nuk iu hiqet nga mendja se opozita e do pushtetin me dhunë, raporton KTV.

Sikurse për protestat e janarit, qëndrimin e njëjtë e kanë edhe për protestën e 18 prillit, e thirrur nga opozita.

Zyrtarët qeveritarë vazhdojnë të insistojnë se problemet mund të zgjidhet vetëm në institucione, e jo në rrugë e përmes shantazheve, kërcënimeve apo përpjekjeve të dhunshme për marrjen e pushtetit.

Kryeministri Isa Mustafa beson se nuk ka asnjë arsye që zgjidhjet e problemeve të kërkohen me protestë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhin opozitës se pushteti duhet të fitohet me votë legjitime, popullore, e jo me metoda të revolucioneve proletare.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili deklaratën e Hashim Thaçit e ka quajtur kërcënuese. Ymeri madje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga kërcënimet e Thaçit.

Ndërsa lutjes së Kadri Veselit për protestë paqësore, i është përgjigjur Ramush Haradinaj, përcjell Koha.net. Protesta e opozitës këtë të shtunë do të nisë në orën 14:00, ndërsa marshi protestues do të ketë disa destinacione.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...