Suspendohet nga puna imami Irfan Salihu [video]

3 Prill 2015 - 13:52      

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për suspendimin e Irfan Salihut. Imamit të xhamisë "Suzi Qelebiu" në Prizren, i cili me ligjëratat e tij zgjoi zemërimin e arsyeshëm të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Sot, Myftiu Naim ef. Tërnava, në bazë të nenit 47.1. mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë aktvendim me të cilin e suspendon nga puna, Irfan Hasan Salihun, imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren.

Gjithashtu ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet.

Imami Irfan Hasan Salihu me ligjëratat e tij të papranueshme ka fyer sedrën dhe historinë kombëtare të shqiptarëve dhe të nënave shqiptare. Ndërsa për shqiptarët u thoshte besimtarëve se erdhën e u fuqizuan në Ballkan në saje të turqve osmanë, nënat shqiptare i cilësoi lavire.

Bashkësisë Islame i ishte kërkuar disa herë shkarkimi i tij, por ajo e kishte toleruar deri tash.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...