Kërkohet kthimi në punë i sindikalistëve të dëbuar nga RTK-ja [video]

27 Mars 2015 - 19:24      

Disa ditë kohë ua ka kërkuar Bordi i RTK-së sindikalistëve dhe redaktorëve të televizionit publik, për të shqyrtuar rastin e largimit nga puna të dy krerëve të sindikatës nga ana e menaxhmentit.

Redaktorët sërish, në shenjë proteste, janë mbledhur në ndërtesën e Radio Kosovës, derisa një pjesë e tyre është takuar me Bordin, në përpjekje për të kthyer në punë drejtuesit e Sindikatës, Fadil Hoxha dhe Arsim Halili.

Ata i kanë dhënë kohë Bordit deri të hënën që të vendosë për situatën. Flora Durmishi tha se edhe Bordi është i tronditur me vendimin arbitrar të menaxhmentit, por nuk kanë marrë garanci të plota për prishjen e vendimit. Megjithatë, sindikalistët kanë kërcënuar se në rastin e moskthimit në punë të Hoxhës dhe Halilit, protesta do të vazhdojë.

Anëtarët e Bordit u kanë thënë redaktorëve se kanë pak fuqi në duar të tyre, për të zgjidhur çështjen në favor të të larguarve, pavarësisht se nuk pajtohen me menaxhmentin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...