Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, jo një muze i thjeshtë

9 Shkurt 2015 - 14:14      

Tiranë, 9 janar - Muzeu Kombëtar i Arsimit, ose siç njihet ndryshe Muzeu i Mesonjëtores së Parë Shqipe, është një prej institucioneve më të vizituara në Korçë.

Kohët e fundit të shumtë kanë qenë edhe vizitoret jo vetëm nga Korça por edhe qytete te tjera te vendit, si nga Elbasani, Vlora, Tirana, etj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ambientet e këtij institucioni kulturor dhe historik.

Nuk kanë munguar edhe vizitorët e rinj si nxënësit e shkollave të mesme apo edhe studentët universitarë për të cilët të pyetur nga specialistët e muzeut kanë pohuar se vetë e përzgjodhën nga stacionet e para të tyre në Korçë, godinën e shkollës së parë shqipe.

Puna disa mujore e organizimit dhe ngritjes se Bibliotekës se Muzeut, ku numri i librave që ofron ky muze ka arritur në rreth 300 tituj, dhe Arkivi i Muzeut në dhjetëra e dhjetëra faqe dokumentesh e fotoimazhe, të gjitha te skeduara në dosjet përkatëse, duket se e ka shtuar vëmendjen drejt institucionit.

Fotografi, dokumente e libra që kanë lidhje me shkollat e para shqipe, me figurat e shquara të arsimit, apo me lëvizjet patriotike brenda dhe jashtë atdheut, të gjitha këto në formatin origjinal, apo të kopjuara, janë edhe një pjesë e pasurisë së Muzeut pasuri kjo e fundit e cila është edhe kontributi i disa familjeve të cilat kanë kontribuar duke i dhuruar muzeut dokumentat e mësipërm.

Ndërkohë që ky muze nuk është një vend ku thjesht mund të vizitohet, por aty ndërtohet një qendër e rëndësishme kërkimore shkencore, që ndihmon e përgatit brezat e rinj, të cilët drejtohen nga një rreth i gjerë studiuesish, profesorësh, mësuesish e studentësh, në sallat përkatëse.

Muzeu i Mësonjëtores së Parë Shqipe është një nga ambientet më të rralla dhe të veçanta në të gjithë vendin, duke qenë një vatër e rëndësishme e emancipimit, e duke dëshmuar njëkohësisht edhe respektin, vlerësimin dhe përuljen ndaj sakrificave te panumërta te paraardhësve tanë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...