Për padinë ndaj Jabllanoviqit, për një ditë mblidhen 2 mijë e 500 nënshkrime

17 Janar 2015 - 22:47      

Mbi 2 mijë e 500 nënshkrime janë mbledhur deri në orët e pasdites (16:00), përmes të cilëve, sipas nenit 147 paragrafi 1 dhe 2, do ngritët kallëzim penal ndaj Aleksander Jabllanoviqit, ku aty parashihet burgim dhe gjobë.

Deri në fund javës planifikohet të mblidhen 20 mijë nënshkrime.

Kallëzimi penal ngritët për fyerje, nxitje nacionaliste, keqpërdorim i detyrës zyrtare, etj..

Pas mbledhjes së nënshkrimeve, ato do të dërgohen tek kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, tek Avokatit të Popullit dhe tek kryeministri, Isa Mustafa.

Nëse nuk ndërmerret diçka shpejtë pas dorëzimit së nënshkrimeve, Shkëndije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile, thotë për KosovaPress, se do të shkojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë iniciativë janë të përfshirë shoqëria civile, studentë të kolegjeve private, Kuqezinjtë e Jakovës, “Thirrjet e Nënave”, përfaqësues të partive politike që vijnë nga Komuna e Gjakovës, përfaqësues të veteranëve të luftës dhe të organizatave joqeveritare që veprojnë në Gjakovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...