UPSK fton studentët dhe qytetarët në marshin paqësor kundër Jabllanoviqit

17 Janar 2015 - 13:03      

Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës përkrah marshin paqësor të organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, teksa fton të gjithë anëtaret e vet, studentët nga të gjitha Universitetet publike dhe private, qytetarët e Republikës së Kosovës t`i bashkohen marshit paqësor, që do të mbahet të martën nga ora 12:00 te Biblioteka Kombëtare dhe të ngrihet zëri i studenteve kundrejt deklaratave fyese dhe urrejtëse te Jabllanoviqit.

“Ne si organizatë studentore kërkojmë nga kryeministri i Republikës së Kosovës ta shkarkojë nga pozita e ministrit Aleksander Jabllanoviqin.
Nuk mund të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës ai i cili fyen identitetin tonë kombëtar dhe nxit urrejtje ndëretnike”, thuhet në komunikatën e UPSK-së.

Sipas tyre, deklaratat e Jabllanoviqi nxisin urrejtje etnike apo mos durim kombëtar, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 147 rregullon aspektet e nxitjes e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vite.

2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...