Gjakova proteston sot për shkarkimin e Jabllanoviqit

17 Janar 2015 - 09:05      

Sot në Gjakovë mbahet protesta e radhës që kërkon shkarkimin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ditë më parë kishte ofenduar rënd gjakovarët, duke i quajtur egërsira.

Këshilli organizues i protestave, që kësaj radhe në përbërje është zgjeruar me aktivistë nga shoqëria civile, disa OJQ që veprojnë në Gjakovë, përfshirë OJQ-në “Thirrjet e Nënave”, më pas përfaqësuesit e OVL të UÇK-së në Gjakovë, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike që veprojnë në këtë qytet, ditën e shtunë, datë 17 janar 2014, përveç thirrjes për protestë nga ora 14:00, do të ftojë qytetarët, që nga ora 11:00 të nënshkruajnë dëshminë për kallëzim penal, ndaj fyerjeve që ju bëri qytetarëve të Gjakovës, respektivisht nënave gjakovare, ministri Jabllanoviq.

Këshilli i shoqërisë civile, ka marrë përsipër përpilimin dhe mbledhjen e intervistave të qytetarëve, të cilët në mënyrë vullnetare do t’i japin ato.

Shkëndije Hoda, nga Këshilli në fjalë, tha përmes një bisede telefonike për KosovaPress, se nga nesër në orën 11:00, në qendër të qytetit, për shtatë ditë me radhë do të mbledhin intervistat dhe dëshmitë e qytetarëve të cilët ndjehen të fyer nga deklaratat e Jabllanoviqit drejtuar nënave gjakovare.

Hoda thotë se pas një jave, do të mblidhen të gjitha dëshmitë për kallëzim penal dhe në pesë kopje, të bashkangjitur edhe me video-deklaratën fyese të Aleksandër Jabllanoviqit, do tu dërgohen nga një kopje: Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Themelore në Gjakovë, Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, Kryeministrit Isa Mustafa dhe Avokatit të Popullit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...