Studentët protestojnë nesër kundër Jabllanoviqit

16 Janar 2015 - 20:39      

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpreh indinjatën e tij ndaj deklaratave të ministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Aleksandër Jabllanoviq, i cili pas protestës që u mbajt në Gjakovë, i quajti egërsira të gjithë ata që protestuan duke i përfshirë edhe nënat e personave të pagjetur.

PS i UP-së i dënon këto deklarata shoviniste dhe urrejtëse ndaj protestuesve në Gjakovë, dhe njëherësh i kujtojnë Jabllanoviqit se “egërsira ishin ata të cilët vranë, masakruan dhe zhdukën djemtë dhe vajzat e këtyre nënave, dhe që sot e 16 vjet pas luftës gjurmët e krimit ju dhe shteti juaj amë jeni duke i fshehur”.

Parlamenti Studentor i UP-së, i përkrahur edhe nga një pjesë e stafi Akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës, të martën duke filluar nga ora 12:00 organizon marsh paqësor kundër deklaratave të Jabllanoviqit.

“Marshi paqësor do të niset nga Biblioteka Kombëtare dhe do vazhdojë deri tek Teatri Kombëtar ku do të kërkojmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq”, thuhet në njoftimin për media të PS të UP-së.

PS i UP-së mendon se “nuk mund të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës ai i cili fyen identitetin tonë Kombëtar”.

“Këto deklarata nuk i shërbejnë paqes as krijimit të raporteve të mira në mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe, përkundrazi nxisin urrejtjen. Ne ftojmë të gjithë studentët, të gjitha organizatat joqeveritare, qytetarët e Republikës së Kosovës, që t’i bashkëngjitën marshit paqësor”, përfundon njoftimi i Parlamentit Studentor të UP-së.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...