VV kërkon shkarkimin e “fashistit” Jabllanoviq dhe lirimin e aktivistëve

16 Janar 2015 - 20:34      

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve protestues të arrestuar afër zyrës së ministrit, siç thonë ata, “fashist”, për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

Të arrestuarve, sipas Vetëvendosjes, u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“Aktivistët që po mbahen në paraburgim janë: Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani. Pushteti që i arrestoi dhjetëra aktivistë që kundërshtuan Jabllanoviqin dhe që po i mbanë në paraburgim shtatë prej tyre, është njëkohësisht ai që po e mbron ndërhyrjen politike të Serbisë në Kosovë duke e mbrojtur eksponentin e saj në qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Veç kërkesës për lirimin e të arrestuarve, Lëvizja Vetëvendosje kërkon edhe “shkarkimin e Jabllanoviqit”.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...