Përmbledhja e KTV-së për protestën e sotme kundër Jabllanoviqit në Fushë Kosovë [video]

16 Janar 2015 - 20:06      

Ministria për Kthim dhe Komunitete ka qenë e bllokuar gjatë gjithë ditës nga protestues që po kërkojnë dorëheqjen e ministrit Jabllanoviq.

Para objektit të Ministrisë për Kthim u zhvilluan dy protesta. E para u zhvillua nga familjarët e personave të pagjetur, për të vazhduar pastaj Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Vetëvendosjes thanë se s’do të ndalen deri në shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, të cilin e quajtën fashist, përcjell koha.net. Pas përfundimit të protestave, pas më shumë se një ore, aktivistë të Vetëvendosjes janë kthyer sërish para ministrisë.

Por, këtë herë ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke arrestuar 17 protestues. As ndërhyrja e policisë nuk i ka zmbrapsur protestuesit, pasi ata janë kthyer sërish. Nga ndërhyrja e policisë, kanë mbetur të lënduar disa policë.

Kundër Jabllanoviqit, do të protestohet nesër prej orës 14:00 në Gjakovë.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...