Foto: Ilustrim

Shkarkimi i Jabllanoviqit kërkohet edhe nga Peja [video]

16 Janar 2015 - 19:30      

Shkarkimi i ministrit Jabllanoviq u kërkua edhe në qytetin e Pejës.

Atje qindra qytetarë kërkuan nga kryeministri shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Alesandër Jabllanoviq, raporton KTV.

Protesta u organizua në mbështetje të ‘Nënave Gjakovare’, pas deklaratave fyese të ministrit për kthim. Organizatorët e protestës thanë se shkarkimi është i domosdoshëm.

Protesta në Pejë si dhe protestat e tjera, që po mbahen nëpër Kosovë, vijnë si rezultat i deklaratës fyese që bëri ministri Jabllanoviq, kundrejt nënave gjakovare, të cilat i quajti ‘egërsira’m përcjell koha.net. Jabllanoviq e ka bërë këtë deklaratë para më shumë se një jave dhe Qeveria e Kosovës nuk ndërmori asnjë veprim ndaj tij.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...