Gjuhën e Jabllanoviqit e dënon edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

16 Janar 2015 - 17:36      

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga Aleksander Jabllanoviq, Ministër për Kthim dhe Komunitete në Republikën e Kosovës, ndaj qytetarëve të vendit. Përveç gjuhës së urrejtjes, ai publikisht mohoi shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke iu referuar asaj si “Kosovë dhe Metohi”.

RrGGK e njeh ushtrimin e të drejtës fetare, njëjtë sikur edhe të drejtën e protestës dhe pakënaqësisë që shprehet në mënyrë demokratike, e drejtë kjo e cila iu garantohet qytetarëve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Gjuha e urrejtjes e përdorur nga Jabllanoviq dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, paraqesin shkelje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e RrGGK-së.

RrGGK gjithashtu përkrah shoqatën “Thirrjet e Nënave”, të cilat vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Andaj, RrGGK kërkon nga qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të reagojë dhe të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...