Policia lëndoi dhe arrestoi protestues te Zyra e Jabllanoviqit [video]

16 Janar 2015 - 14:12      

(E plotësuar) Protesta e radhës, e organizuar kundër ministrit Aleksandër Jabllanoviq, ka eskaluar, raporton KTV.

Disa persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe shtatë policë të Kosovës, në protestën para Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë.
Një grup i aktivistëve të “Vetëvendosjes” kanë gjuajtur me gjësende në drejtim të objektit të policisë, duke bllokuar edhe hyrjen e saj.

Ata janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës, për t’i shpërndarë protestuesit, por që kanë hasur në rezistencë të tyre.

Pas kësaj, policia ka arrestuar 14 protestues, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ndërkaq, policisë në ndihmë i kanë ardhur edhe pjesëtarë të njësisë speciale, të cilët kanë larguar nga aty edhe protestuesit e fundit.

Paradite, para kësaj ministrie, kanë protestuar edhe familjarët e personave të pagjetur. Ata kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, duke thënë se ai po vazhdon të fyejë qytetarët e Kosovës.
© KOHA.net

Sot para Ministrisë për Kthim e Komunitete në Fushë – Kosovë u mbajtën protesta të organizuara nga Vetëvendosje.

Sipas burimeve të koha.net, në këto protesta ka pasur përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Me këtë rast arrestuar Etleva Malusha, Nora Fetoshi, Egzon Balaj, Petrit Ademi, Agron Kabashi, Frashër Krasniqi, Bojken Abazi, Gëzon Kastrati.
Shumë aktivistë janë të lënduar nga intervenimi i dhunshëm i policisë dhe përdorimi i sprejit lotsjellës.

Protestat u mbajtën në kundërshtim të deklaratave të Aleksandar Jabllanoviqit ndaj nënave të Gjakovë të cilat i quajti egërsira.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...