Mustafa e quan të pamatur deklaratën e Jabllanoviqit, kërkon ura bashkëpunimi

16 Janar 2015 - 13:27      

Prishtinë, 16 janar - Në një adresim për medie, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaratën e ministrit Jabllanoviq e ka cilësuar si të pamatur, por ka theksuar se është koha që të ndërtohen ura të paqes dhe jo të thellohet urrejtja.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të punojë me serbët dhe Serbinë për zgjidhjen e fatit të pagjeturve dhe kthimin e mbetjeve të tyre mortore te familjet.

Mustafa ka bërë të ditur se Programi qeverisës, do të jetë gati në mesin e muajit shkurt. Njëri prej objektivave themelore të tij do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

Mustafa nuk parasheh rritje rrogash për punëtorët e sektorit publik, por forcimin e sektorit privat. Ndërsa ka paralajmëruar se të hënën në Kuvend do të paraqitet legjislacioni që mundëson kthimin e Trepçës nën menaxhimin e qeverisë.

“Me ligjin që do të paraqitet të hënën në Kuvend presim që Trepça të shpallët ndërmarrje publike edhe t’i merret AKP-së dhe ti kaloj nën menaxhim të qeverisë. Nëse nuk bëhet kjo rrezikohet falimentimi i Trepçës që nënkupton mbetjen pa punë të mbi 5 mijë punëtorëve”, ka thënë ai, gjatë një konference për shtyp.

I pyetur për zhvillimin ekonomik, Mustafa tha që nuk mund të lidhet me shifra, por pret që rritja e GDP'së për këtë vit të jetë deri 4%, ndërkohë që deri në fund të mandatit pret që ajo të shkoj në 7 për qind.

Sipas tij këtë vit do të nis edhe zbatimi i një pjese të kontratës kolektive.
“Ne do ta zbatojmë një pjesë të kontratës kolektive. Këtë vit është prioritet zgjidhja e problemeve ekonomike dhe luftimi i korrupsionit. Do t’i kem në fokus edhe investimet e huaja dhe vazhdimin e thellimit të reformave në drejtësi”, ka deklaruar Mustafa.
© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...