Ahmeti: Qytetarët nuk do t’i kalojnë në heshtje deklaratat e Jabllanoviqëve [video]

15 Janar 2015 - 23:44      

Kryetari i Prishtinës dhe numri dy i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, i ka quajtur tragjike deklaratat e fundit të Jabllanoviqit, të Stojanoviqit, por edhe ato të kryeministrit serb në vizitën e tij të fundit në Kosovë, Alkesandër Jabllanoviq.

“Janë deklarata që haptas i shprehin aspiratat e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, dhe dëshmojnë se këta ministra në Qeverinë e Kosovës janë agjendë të arritjes së atyre interesave”, ka thënë Ahmeti, në Interaktiv të KTV-së, përcjell koha.net. “Në anën tjetër e kemi një Qeveri anemike që nuk mundet të shkarkojë një ministër me të cilin ka koalicion të pakuptimtë”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=vy656KY1sbE

Ahmeti ka thënë se krejt e kuptueshme pakënaqësia e qytetarëve.
“Nëse Qeveria mendon se me një strategji të heshtjes do të kalohet kjo punë, ju themi se nuk do të ndodh kështu. Nga takimet me qytetarë kemi kuptuar se ata kërkojnë një veprim nga ana e Qeverisë sepse nuk duan të lënë që Jabllanoviqët të trimërohen dhe të shtojnë deklaratat e tilla”, ka thënë ai.

Ahmeti ka treguar se është i gatshëm që të marrë pjesë në protesta që organizohen kundër ofendimeve me deklarata të tilla, përcjell koha.net.

“Këtë do ta bëja si qytetarë i lirë i këtij vendi, sepse ndjehem i ofenduar”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për zgjedhjet në Vetëvendosje, ndërsa ka thënë se statusi është i qartë, me parimin një anëtar një votë. Ahmeti ka premtuar se do të jetë një proces zgjedhor transparent, ndërsa e ka bërë publike preferencën e tij për të parin e partisë.

“Personalisht besoj në udhëheqjen e Vetëvendosjes nga ana e Albin Kurtit edhe në një mandat ter vjeçar”, ka thënë Ahmeti, ani pse ka ftuar të gjithë anëtarët e kësaj lëvizjeje që besojnë që mund të udhëheqin më mirë me Vetëvendosjen që ta sfidojnë Kurtin.

Ndonëse Kurti do ta ketë një mandat tre vjeçar, Ahmeti është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Vetëvendosje do të shkojë me Kurtin në krye, ani pse ato janë pas katër vjetësh. Ahmeti është i bindur se kjo qeveri nuk do ta çojë deri në fund këtë mandat.

“Zgjedhjet parlamentare do të jenë shumë më herët se tri vjet”, ka shprehur bindjen Ahmeti.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...