Krasniqi: T’i biesh samarit e jo ...

15 Janar 2015 - 15:50      

Në një shkrim të vetin në rrjetin social Facebook, Jakup Krasniqi, ish –kryetar i Kuvendit dhe tani zyrtar i Nismës, iu ka adresuar medieve.

Shkak për këtë, sipas tij, ka qenë deklarata e ministrit Jabllanoviqit dhe vizita e djeshme e kryeministrit serb në Kosovë Aleksandar Vuçiq. Por ai thotë se për të gjitha këto fajtor është Qeveria aktuale e Kosovës.

Në Facebook Krasniqi ka shkruar:

“Duke lexuar e dëgjuar të gjitha mediet tona, te krijohet përshtypja se kryeproblemi i Kosovës është njëfarë Jabllanoviqi! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pastaj te krijohet përshtypja se fjala më e rëndë, është përdorimi i fjalës “egërsirë” nga një egërsirë?!

Pyetja duhet të shtrohet: Kush ia krijoj kushtet që Jabllanoviqi, t’i përfaqësojë institucionet e Kosovës? Ku është gabuar për të ardhur gjendja deri këtu? Ku është gabuar, që bash në vigjilje të 15 janarit kryeministri i shtetit të Serbisë, pa u distancuar nga krimi, të vijë në Kosovë? Dhe në zemër te Kosovës të deklarojë: “Për herë të parë po e ngrisim përmendoren e Mbretit Millutin në Serbi”.

Duke analizuar fjalën e Vuçiqit, fjala egërsirë nuk është asgjë, ndaj porosive të shumta që dha ai.
Të nderuar drejtues të medieve, problemi i Kosovës nuk është as te Jabllanoviqi e as te Vuciqi! Problemi i Kosovës është te mënyra sesi ne shqiptarët i zgjedhim përfaqësuesit tanë, si në zgjedhje ashtu edhe në çdo institucion shtetëror, që nga koka deri te bishti.

Problemi është se bisedimet më kryesore për Kosovën janë zhvilluar, nën barrën e akuzave te pa drejta dhe nga individ që s’është dashur të jenë drejtues te Bisedimeve me ndërmjetësimin e Brukselit. Është te miratimi i Marrëveshjeve”, që ende nuk i dimë përmbajtjen e tyre, në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e partive te koalicionit.

Po ata përfaqësues sot nuk u dëgjohet zëri, bile dhe frikësohen nga zëri protestues si ndodhi në mbledhjen e qeverisë së Kosovës?! Faji është i yni se na ka humbur ndjesia qytetare dhe kujdesi për ti mbrojtur të arriturat e fituara me shumë flijime njerëzore!
Te respektuara medie, kot i bini samarit, faji është i kalit!”

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...