VV e Nisma bënë homazhe në Reçak

15 Janar 2015 - 13:21      

Homazhe në Reçak kanë bërë edhe përfaqësuesit e opozitës, raporton KTV.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pa nderuar dhe respektuar të kaluarën nuk mund të ecim të sigurt drejt së ardhmes. Kurti ka bërë thirrje që familjarët e të masakruarve të mos trajtohen si raste sociale, por të trajtohen me një status të veçantë.

Ai dënoj sjelljet e ministrave serbë në Kosovë, si ai i Aleksandër Jabllanoviqit, i cili i quajti nënat e viktimave gjakovare ‘egërsira’.

Keu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ky krim ka qenë një ndër planet e Serbisë për të shfarosur popullin shqiptarë. Sa i përket deklaratave të Jabllanoviqit, Limaj tha se një veprim i tillë i tij nuk është për t’u befasuar.

“Nuk më befasojnë as deklaratat e djeshme të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq i cili është pjesë e asaj udhëheqjeje që kanë hartuar planin strategjik për largimin e shqiptarëve nga Kosova, për gjenocidin dhe shfarosjen tonë.“Jo vetëm Jabllanoviq, por edhe ne i kemi harruar masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, është shpreh Limaj.

© KOHA. net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...