Rritet presioni për shkarkimin e Jabllanoviqit [video]

15 Janar 2015 - 12:45      

(E plotësuar 19:10) Derisa Qeveria e Kosovës ende nuk e ka një qëndrim të qartë për deklaratat fyese të ministrit Aleksandër Jabllanoviq, presioni për shkarkimin e tij ka vazhduar të rritet, raporton KTV.

Një grup studentësh kanë vendosur fotografi të shumta të masakrave që ndodhën gjatë luftës në Kosovë, në rrethojat e Ministrisë për Kthim dhe Minoritete.

Studentët kanë thënë se ky ka qenë vetëm një organizim simbolik, i cili pritet të zgjerohet në protesta duke filluar nga dita e nesërme.

Shkarkimi i Jabllanoviqit është kërkesa kryesore.

Protesta kundër ministrit Jabllanoviq do të organizohet edhe për arsye të tjera.

Një ndër arsyet është edhe mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, në rastin kur e përmend termin “Kosovë e Metohi”.

Për të premten është paralajmëruar një protestë që do të mbahet në Fushë-Kosovë para Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Por, tjetër protestë do të mbahet të shtunën në qytetin e Gjakovës.

© KOHA.net

***

Jabllanoviqit i tregohen fotografitë e masakrave në Kosovë

Rreth 20 studentë të Universitetit të Prishtinës, kanë mbajtur një aktivitet simbolik sot para ndërtesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përmes të cilit kanë kërkuar shkarkimin e ministrit  Aleksandër Jabllanoviq.

Duke vendosur në grilat e kësaj ministrie fotografi nga masakrat që bënë serbët ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, ata kundërshtuan deklaratat fyese të këtij ministri të Qeverisë së Kosovës i cili ditë më parë i quajti “egërsira” nënat e dëshmorëve të luftës, përcjell Koha.net

 

Ndërkaq paralajmëruan se do të jenë prezentë edhe në protestën e së premtes që pritet të mbahet sërish para kësaj ministrie e që do të organizohet nga shoqëria civile.

© KOHA. net

 

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...