Fjala e plotë e ministrit Murati sot në mbledhjen e Qeverisë

14 Janar 2015 - 22:26      

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka zgjedhur rrjetin social Facebook që të bëjë publike atë që ka kërkuar sot në mbledhjen e Qeverisë, nga shefi i tij, Isa Mustafa.

Kujtojmë se pas kësaj fjale, kryeministri Mustafa i tha atij se nuk janë në Kuvend, dhe për 20 minuta u ndalën mikrofonat.

Vet Murati ka treguar se kërkesa e tij u kaluar kryesisht në heshtje.

Lexojeni të plotë fjalën e tij:

“Në mes të dy mbledhjeve të qeverisë kolegët tanë që janë pjesë e kësaj qeverie e që vijnë nga Lista Srpska, e sidomos z. Jabllanoviq, kanë dal me qëndrime që kanë provokuar rëndë qytetarët e Kosovës, kanë cenuar dhe sfiduar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, e rrjedhimisht vetë shtetin e Kosovës.
Z. Jabllanoviq shpeshherë vazhdon të flas si deputet i Kuvendit të Serbisë dhe jo si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Unë rekomandoj z. Kryeministër që ne si kabinet qeveritar të mbajmë një qëndrim në raport me këto deklarata dhe me anëtarët e këtij kabineti të cilët i kanë shprehur ato.
Përndryshe mendoj se ne kemi obligim të kemi një qëndrim për këtë çështje për shkak:
- Të nënave të Gjakovës të cilat ende vazhdojnë t’i kërkojnë familjarët e tyre të zhdukur e të cilat u ofenduan;
- Të gjithë familjarëve të të zhdukurve dhe të vrarëve në masakrat të cilat i shkaktoi gjatë luftës ushtria e shtetit të Serbisë, e për të cilat z. Jabllanoviq nuk paska qenë në dijeni;
- Të familjeve të dëshmorëve të luftës çlirimtare të UÇK-së;
- Të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e që kulminoi me luftën çlirimtare të UÇK-së
- Por edhe për shkak se të tilla deklarata jo vetëm që përbëjnë shkelje të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të saj (në këtë rast të vetë Kodit Penal të Kosovës), jo vetëm që janë vazhdimësi e mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga Lista Srpska, por në vetvete ndikojnë në keqësimin e raporteve në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe dhe nxisin gjuhën e urrejtjes.”

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...