Valon Murati kërkon përgjegjësi ndaj Jabllanoviqit, heshten mikrofonat [video]

14 Janar 2015 - 10:38      

[E plotësuar] - Deklaratat fyese të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, kanë nxitur reagime edhe brenda kabinetit qeveritar.

Ministri për Diasporën, Valon Murati, i ka kërkuar shefit të qeverisë, Isa Mustafa, që kabineti qeveritar të dalë me një qëndrim rreth Jabllanoviqit.

Sipas Muratit, qeveria ka për obligim të dalë me një deklaratë.
“...të tilla deklarata jo vetëm që përbëjnë shkelje të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të saj, në këtë rast të vet Kodit Penal të Kosovës dhe nenit 147, të nxitjes së urrejtjes ndërnacionale, jo vetëm që janë vazhdimësi e mosnjohjes së Kosovës por në vetvete ndikojnë në keqësimin e raporteve në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe dhe nxisin gjuhën e urrejtjes”, ka thënë Murati.

Duke mos i pëlqyer aspak deklarata e Muratit, kryeministri Isa Mustafa iu drejtua atij, duke thënë se nuk ishte në Kuvendin e Kosovës, por në Qeveri.

Ky debat ka vazhduar, por pas replikës me kryeministrin, janë ndalur mikrofonat dhe nuk dihet se si ka përfunduar biseda.

© KOHA.net
***

Ministri i diasporës Valon Murati ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë një qëndrim rreth deklaratave të ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

Ka vlerësuar se deklaratat e tij janë kundër Kushtetutës së Kosovës dhe i fyejnë nënat e Gjakovës.

Pas kësaj kërkese kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk jemi në Kuvend dhe pastaj janë ndalë mikrofonat ndërsa diskutimi ka vazhduar edhe për 20 minuta pa mundësinë që të ndiqet nga përfaqësuesit e medieve.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...