Jabllanoviq i quan spekulime lajmet për ndërrimin e tij

13 Janar 2015 - 23:18      

Për tensionet rreth deklaratës së Aleksandar Jabllanoviqit, ministër në qeverinë e Kosovës për Kthim e komunitete, me të cilën ai i kishte quajtur egërsira qytetarët e Gjakovës që kundërshtuan vizitën e eskortës serbe në këtë qytet për shkak se aty ndodheshin kriminelë të supozuar për krime lufte në Gjakovë, sot ka shkruar edhe gazeta “Politika” e Beogradit.

Kjo gazetë, përcjell Koha.net, ka publikuar deklaratën e Jabllanoviqit, i cili ka thënë se po bëhet një ndjekje e qëllimshme kundër tij duke, siç ka shtuar ai, “e shtrembëruar deklaratën, të cilën ai gjoja nuk ua ka dedikuar gjithë gjakovarëve, por vetëm protestuesve”.

Jabllanoviq, madje me këtë rrëfim për “Politikën”, ka thënë se ai është fabrikim i kryetares Mimoza Kusari Lila, e cila, sipas tij, po hetohet për një rast korruptiv derisa ishte ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Jabllanoviq në të njëjtën kohë ka hedhur poshtë, siç i ka quajtur ai, spekulimet për ndërrimin e tij.

Për “Rastin Jabllanoviq” ka folur edhe ministri i MAPL-së, Lubomir Mariq, i cili për këtë gazetë ka thënë se ai i ka dënuar vetëm ata që e kanë shkelur ligjin, rendin e qetësinë publike dhe se tani, sipas tij është e rëndësishme që të evitohet çdo përçarje armiqësore.

“Situata ku nuk ka lëvizje të lirë dhe sidomos ajo më e reja e grafitit UÇK në një kishë të Lipjanit sjell frikë të të kthyerit. Bashkësia serbe ka dëshmuar dëshirë për pajtim me pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...