Shoqata e intelektualeve "Jakova" kërkon shkarkimin e Jabllanoviqit

13 Janar 2015 - 16:05      

Shoqata e intelektualeve "Jakova" e Gjakovës, përmes një reagimi, drejtuar Qeverisë së Kosovës, ka shprehur indinjatën me deklaratën e ministrit Aleksandar Jabllanoviq, e cili familjarët e të vrarëve nga forcat serbe i quajti egërsia. Shoqata ka kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Jabllanoviqit.

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, menjëherë pas deklarimit të z. Aleksandar Jabllanoviq është takuar dhe gjithanshëmrisht e ka analizuar rastin e deklarimit të tij dhe ka marrë qëndrim se një deklarim i tillë nuk përkon me normat njerëzore, aq më pak kur vjen nga një personalitet i lartë më Qeverinë e Kosovës.

Në takimin e Kryesisë, të mbajtur sot, u vendos që t’i drejtohemi Qeverisë së Kosovës me reagimin si vijon:
Shprehja e z.Jabllanoviq, duke i quajtur egërsira nënat dhe qytetarët e Gjakovës, nuk përkon me nivelin e kujtdo, e në veçanti të një personaliteti të lartë të shtetit të Kosovës, kushdo qoftë ai.
Propozojmë që brenda mundësive, Qeveria e Kosovës të thërrasë një takim urgjent, dhe në këtë takim, pas një analize të gjithanshme të rastit, të marrë qëndrim adekuat.

Mendojmë se deklarimi i z.Jabllanoviq është i papranueshëm dhe ka krijuar indinjatë të thellë në popull dhe prandaj kërkojmë që z.Jabllanoviq të shkarkohet nga pozita e lartë që e mban në Qeverinë e Kosovës.

Ne, si Shoqatë, solidarizohemi dhe mbështesim pa rezervë qëndrimin dinjitoz të znj. Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, dhe njëherit u jemi mirënjohës z.Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Shoqatës së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, Avokatit të Popullit në Prishtinë, z.Sami Kurteshi dhe gjithë të tjerëve që kanë mendime të tilla, përfundon reagimi i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës.

Kryetar, prof. dr. Masar Rizvanolli

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...