Studentët kërkojnë shkarkimin dhe arrestimin e Jabllanoviqit

12 Janar 2015 - 22:32      

Unioni i Studentëve Shqiptarë, si organizata studentore që vepron në të gjitha Universitetet publike të Republikës së Kosovës, kërkon shkarkimin dhe arrestimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Bordi Drejtues, si organi më i lartë vendimmarrës në kuadër të USSH-së, shpreh indinjatën më të thellë ndaj veprimit të fundit të ministrit serb Jabllanoviq dhe deklaratave të tij, siç thonë ata, “fashiste me një shovinizëm të theksuar kundrejt popullit shqiptar dhe nënave të bijve më të mirë të këtij vendi”.

“Deklaratat e tilla nuk kanë vend në një shtet të përvuajtur si ne, me ç’rast ato na i rihapin plagët e shkaktuara dhe urrejtjen ndëretnike të popullit fqinj serb. Jabllanoviqi, me urdhra nga Beogradi, siç duket është duke i prirë një udhe të pamenduar mirë, duke thirrur me një gjuhë thumbuese, tejet anti-shqiptare dhe duke mos i parashikuar pasojat e mëtejme të cilat mund t’i bartë”, thuhet në reagimin e USSH-së, raporton Koha.net.

Andaj, duke ditur që studentët gjithmonë kanë qenë prijës të proceseve demokratike dhe të ndryshimit pozitiv, Unioni Studentor me vullnetin më të mirë, duke i shfrytëzuar mediat e komunikimit, i bën thirrje kryeministrit Isa Mustafa që të ndërmarr masë ndëshkuese ndaj Jabllanoviqit.

USSH kërkon largimin e Jabllanoviqit nga detyra e ministrit dhe njëherësh i bëjnë thirrje Prokurorisë së Republikës së Kosovës që të lëshojnë fletë-arrest kundrejt Jabllanoviqit për deklaratat e tij me një gjuhë urrejtëse-ndëretnike duke i shkelur kështu ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shtetit tonë dhe të ministrtit Jabllanoviç ku jeton dhe vepron.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...