Foto: Driton Paçarada

Opozita kërkon shkarkimin e Jablllanoviqit [video]

12 Janar 2015 - 19:41      

Lista Serbe u formua në prag të zgjedhjeve nacionale në Prishtinë. Rreth saj u bashkuan shumë përfaqësues serbë, disa prej të cilëve bartës të institucioneve ilegale të Serbisë.

Menjëherë pas hyrjes në kuvend, përfaqësuesit e Listës Serbe filluan të sfidonin shtetin e Kosovës, raporton KTV.

I pari nga Lista Serbe që doli haptas kundër shtetësisë së Kosovës ishte ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, që u bë ministër pa pasur dokumente të shtetit të Kosovës.

Jabllanoviq, përpos që Kosovës iu referua si “Kosovë e Metohi”, shkelje tjetër bëri kur i quajti egërsira protestuesit e Gjakovës.

Por, pavarësisht justifikimeve që jep ministri Aleksandër Jabllanoviq, partitë opozitare mos-shkarkimin e tij e quajnë dështimin më të madh të qeverisë.

Mosgatishmëria për shkarkimin e Jabllanoviqit nga kryeministri Isa Mustafa, sipas Nismës dhe AAK-së, është rezultat i bisedimeve të papërgatitura që u zhvilluan në Bruksel, transmeton Koha.net.

Kundër ministrit Jabllanoviq të shtunën u mbajt një protestë në Gjakovë, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Protestuesit kërkuan shkarkimin e tij, ndërkohë që vetë kryeministri Isa Mustafa në dy statuse në Facebook u mundua ta arsyetojë veprimin e Jabllanoviqit.

Mustafa kërkoi qetësimin e situatës, duke thënë se nuk duhet bërë fushatë ndaj tre zyrtarëve serbë të kabinetit qeveritar.

Por shkarkimin me ngulm po e kërkon sërish Avokati i Popullit. Në një reagim të lëshuar nga ky institucion thuhet për Avokatin e Popullit është e patolerueshme që një anëtar i Qeverisë, i cilitdo komunitet qoftë, shumicë apo pakicë, të mos e pranojë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

Avokati i Popullit thotë se asnjë popull demokratik në botë nuk do të pranonte të përfaqësohej nga dikush që mohon ekzistencën e shtetit të cilit pretendohet se duhet t’i shërbejë.

“Populli i Republikës së Kosovës nuk është dhe nuk duhet të jetë i ndryshëm në këtë drejtim”, theksohet më tej në reagim.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...