Presidentja Jahjaga dorëzoi dekorata për një numër personalitetesh

22 Dhjetor 2014 - 14:32      

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar sot, shpërndau medalje dhe diploma për një varg personalitetesh.

Me dekoratën “Urdhri i Lirisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për Liri të Kosovës, u dekoruan: Avdyl Krasniqi; Aze Brahimaj; Bislim Zeqir Makolli; Esat Ymer Berisha; Halil Alidema; Mulla Iljaz Spahiu-Broja; Halim Orana; Musa Shehzade; Ramadan Shala; Ramë Binaku; Rexhep Abdullah Kabashi; Të rënët e masakrës së Gjilanit të vitit 1944-1945; Zenel Zymer Hajrizi; Zeqir Hajrizi; Zhuj Selmani.

Me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës, u dekoruan: Shejh Zejnelabidin Dervishdana; “Trepça”, Xhevat Qerimi.

Me dekoratën Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, e cila u jepet personave për trimëri në luftën për liri, u dekoruan: Abaz Thaçi; Fehmi Rama; Mentor Ismet Retkoceri; Selajdin Berisha.
Me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, sport, siguri, shërbim civil, u dekoruan: Bejtullah Kamber Mujaj; Destan Sejdi Bajraktari; Nuredin Loxha; Xhevdet Peci; Xhelku Maksuti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...