Projekti ATOMI zgjat afatin e aplikimit për inteligjentët

26 Nëntor 2014 - 15:48      

Projekti ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për media sot, me c’rast ka vënë nëë theks të vecantë rëndësinë e identifikimit të nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, duke inkurajuar në vecanti prindërit që të nominojnë fëmijët e tyre, pasi sipas analizave ata janë identifikuesit më të mirë.

Profesor, Nait Vrenezi i cili është mbikëqyrës i Projektit ATOMI tha se shtrirja nëpër komunat e Kosovës është në nivel të kënaqshëm, me përjashtim të disa qyteteve si Peja, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva që kanë numër të vogël aplikuesish, prej 2-5 nxënës. “Marrë parasysh popullatën, që kanë këto qytete, sidomos Peja, Prizreni dhe Gjilani është e pamundur që një numër kaq i vogël i fëmijëve të aplikoj, pasi sipas statistikave vendore dhe botërore është e dëshmuar që identifikimi i personave me inteligjencë të jashtëzakonshme gjithmonë është në proporcion me popullatën e atij vendi. Prandaj inkurajojmë të gjithë nxënësit që mendojnë se kanë tipare të fëmijëve inteligjentë, sidomos nxënësit nga këto rajone që të aplikojnë”, ka thënë ndër tjerash Profesor Vrenezi.

Projekti ATOMI, është vlerësuar si projekt i rëndësisë dhe interesit kombëtar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2011, prandaj identifikimi i hershëm i fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme është i një rëndësie të vecantë.

Projekti ATOMI këtë vit synon të përfshijë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës, përkatësisht do t’u ofrojë mundësi të gjithë këtyre nxënësve që të nominohen apo të aplikojnë. Të gjithë nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, mësimdhënësit, shoqëria apo të vetënominohen.

Afati i aplikimit-nominimit ka qenë i paraparë të jetë i hapur deri më 30 nëntor 2014, mirëpo për shkak se kemi informata nga terreni se në disa komuna nxënësit janë informuar me vonesë për mundësinë e aplikimit në Projektin ATOMI, atëherë është vendosur që afati i aplikimit-nominimit të zgjatet deri më 12 dhjetor 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...