Muhaxhiri: Edhe Thaçit i takon të bëhet pjesë e zgjidhjes së ngërçit

7 Nëntor 2014 - 18:48      

Për analistin Artan Muhaxhiri, heqja dorë e VLAN-it nga posti i kreut të Kuvendit, është vetëm fillimi i zgjidhjes së ngërçit politik në vend. Megjithatë, ai ka thënë se nevojiten edhe shumë përpjekje të tjera nga faktorët e ndryshëm, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, që të arrihet një zgjidhje definitive.

“Gjithsesi se ky është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm në procesin e zhbllokimit të situatës”, ka thënë Muhaxhiri, në një prononcim për portalin Koha.net

Duke komentuar deklaratën e LDK-së për kërkesën e saj për të drejtuar qeverinë, Muhaxhiri nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni në mes të kësaj partie dhe PDK-së së Thaçit.

“Koalicioni PDK- LDK është dëshirë e hapur edhe e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak të disa zhvillimeve që priten në të ardhëm, më saktësisht të themelimit të Gjykatës Speciale. Koalicioni PDK-LDK konsiderohet si më stabili dhe më i lehti për të komunikuar me bashkësinë ndërkombëtare”, ka shprehur bindjen Muhaxhiri.

Por sipas tij, ky ndryshim do të varet ekskluzivisht nga LDK-ja, e cila duhet të vendosë se a të qëndrojë në VLAN apo t’i bashkohet PDK-së.

“Një rol vendimtar këtu do të ketë bashkësia ndërkombëtare, më konkretisht amerikanët, nisur edhe nga deklarata e djeshme e ambasadores Tracy Ann Jacobsin, e cila megjithatë la shumë pikëpyetje dhe nuk ishte decidive në fjalimin e saj”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri është shprehur i sigurt se Hashim Thaçi është i gatshëm që t’i lë Mustafës së LDK-së, postin e kryeministrit, raporton koha.net.

“Sepse, në fakt, nuk ka shumë alternativa, ngase i ka vetëm 36 deputetë në Kuvend”, ka thënë Muhaxhiri. “Do të ishte politikisht e moralshme që edhe Thaçi të bëhet pjesë e zgjidhjes së bllokadës”, ka thënë Muhaxhiri.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...