Thaçi përsërit, ose zgjidhje të përbashkët ose zgjedhje të jashtëzakonshme

7 Nëntor 2014 - 17:34      

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi, deklaratat e VLAN-it se heq dorë nga posti i kryeparlametarit, i ka cilësuar si zhvillime që tregojnë se vendi ndodhet në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik, siç ka thënë ai e krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar.

“Zgjidhje që ndodhet para nesh mbi gjithçka tjetër kërkon maturi politike. Dhe unë dua të besoj se ne, si liderë patjetër duhet të sillemi në mënyrë të tillë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka më kohë për eksperimente amatoreske politike, por tani është momenti të materializohet vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira.

“Pra, tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja. Ndërsa, opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile.

“Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, kushtetuten dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në Thaçi në Facebook.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...