7 pikat që PDK-ja i sheh për daljen nga ngërçi [video]

5 Nëntor 2014 - 18:09      

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen që ka mbajtur sot, ka nxjerrë një deklaratë për tejkalimin e gjendjes politike në vend, e cila përthekohet në 7 pika.

Kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, i cili i ka prirë kësaj mbledhje ka thënë se dy gjëra janë të sigurta.

“E para, nuk mund te krijohen institucione të reja në asnjë rrethanë pa përfshirjen e PDK-së, jo pse kjo është dëshirë e jona, por ky është vullneti i qytetarëve. PDK nuk do të lejojë askënd që të luaj me vullnetin e qytetarëve, dhe e dyta, nëse për çfarëdo arsye forcat politike që po pengojnë krijimin e institucioneve nuk e kuptojnë këtë realitet politik dhe nëse vazhdojnë me teket dhe inatet e vjetra, atëherë rrugëdalja e vetme mbetet – ftesa për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka bërë thirrje liderëve të partive që i takojnë qendrës së djathtë të ulen dhe të arrihet marrëveshje, sepse, tek e fundit, siç ka thënë ai, edhe në zgjedhje të reja duhet të shkojmë me marrëveshje.
“Çdo hap politik që do ta merr Partia Demokratike e Kosovës do ta bëj në kuadër të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës theksoi Thaçi”.

Pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së, në fund të mbledhjes u mor qëndrimi që të mbështetur në rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 8 qershor dhe verdiktin e sovranit, të vetëdijshëm për kualitetin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike të vlerësuara nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian, të sigurt që një qeverisje kualitative nënkupton që vendi duhet të udhëhiqet nga fituesit e zgjedhjeve, sipas vullnetit të sovranit, duke marrë parasysh dispozitat e Kushtetutës dhe të drejtën e partisë fituese për të themeluar institucionet, duke tërhequr vërejtjen për nevojën serioze dhe urgjente për themelim të institucioneve, është miratuar një deklaratë.

Ajo ka 7 pika:

1. PDK shpreh dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve,

2. PDK fton të gjithës spektrin politik që të reflektojnë pozitivisht për arritjen e një marrëveshjeje kushtetuese për themelimin e institucioneve,

3. PDK vlerëson që themelimi i institucioneve duhet të gjendet brenda Kushtetutës dhe interpretimeve që ka bërë Gjykata Kushtetuese,

4. PDK mbështet dhe përkrah ushtrimin e funksioneve të sakta Kushtetuese të Presidentes dhe ndërmjetësimin e saj në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese dhe një marrëveshjeje për themelimin e institucioneve,

5. PDK është kundër secilës zgjedhje tjetër që del jashtë Kushtetutës dhe vullnetit të sovranit të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit,

6. PDK shpreh keqardhje për mosgatishmërinë për të krijuar institucionet dhe për vështirësitë që po kalon vendi,

7. Në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje për themelimin e institucioneve, PDK shpreh gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe rikonfirmimin e vullnetit të sovranit.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...