Pretendimet e reja të LAN-it dërgojnë në bllokadë të re

4 Nëntor 2014 - 16:10      

Kryesia e PDK-së është mbledhur sërish për diskutime të brendshme në lidhje me ngërçin politik dhe tejkalimin e kësaj situate.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se pretendimet e reja të bllokut mund të dërgojnë në bllokadë të re institucionale.

Pas takimit të mbajtur me kryesinë e PDK-së, të martën pasdite, Thaçi theksoi se partia e tij nuk lëkundet nga verdikti qytetar në zgjedhjet e qershorit.

“Pa dashur ti adresohem një subjekti, as ridizajnim as tejkalim të ngërçit nuk mund të ketë pa forcat fituese të zgjedhjeve të qershorit, ky është verdikti qytetar e po ashtu janë edhe vendimet e gjykatës kushtetuese”, ka thënë ai.

“Pretendimet e reja [të LAN-it] dërgojnë në bllokadë të re”, shtoi ai.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...