Thaçi: S’ka dalje nga bllokimi pa PDK-në

3 Nëntor 2014 - 17:12      

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, pa mbledhjes së rregullt të kryesisë së PDK-së, ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, për hapat e mëtutjeshëm që PDK do t’i merr për formimin e institucioneve stabile dhe efektive, që, sipas tij, do të dërgonin mesazhin më të mirë për respektimin e votës së qytetarëve por edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Hapat tonë të ardhshëm do të jenë në përputhje të plotë me legjitimitetin qytetar dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne do të punojmë maksimalisht për tejkalimin e këtij ngërçi, në mënyrë që ta përmbyllim këtë ngërç krejtësisht të panevojshëm për vendin”, u shpreh Thaçi.

E vetmja rrugë për tejkalimin e këtij ngërçi, Thaçi ka thënë se është dialogu ndërpartiak me liderët dhe partitë e interesuar në mënyrë që t’i ndërtojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur institucionet shtetërore.

“Presidentja Jahjaga ka marr iniciativat e saj dhe mendoj se aty është adresa e qëndrueshme dhe duhet të diskutojmë për hapat tonë të mëtutjeshëm të secilit lider dhe partie politike mbi interesat partiake në interes të shtetit”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.

Ai tha se është koha për reflektim të gjithëmbarshëm dhe ky reflektim duhet të jetë gjithmonë në kuadër të mundësive potenciale por edhe të fuqive që ka me legjitimitetin qytetar, prandaj PDK do t’i kontribuojë këtij komunikimi e dialogu të brendshëm dhe natyrisht marrjes së përgjegjësive që i takojnë si parti fituese, raporton Koha.net.

“Qytetarët kanë shprehur vullnetin e vet,. Zgjedhjet janë mbajtur, PDK është parti fituese dhe do të punojmë në implementimin e vizionit të “Misionit të Ri”, ka thënë Thaçi, duke kërkuar edhe njëherë nga liderët që të reflektojnë në përputhje me interesat e shtetit, të qytetarëve dhe këtë bllokadë institucionale duhet ta tejkalojmë bashkërisht.

Sipas tij, tejkalimi i ngërçit nuk mund të ndodhë pa pjesëmarrjen e PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...