Këshill qeveritar për bashkëpunimin me Shoqërinë Civile

15 Tetor 2014 - 12:55      

Këshilli për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka zhvilluar takimin e parë themelues. Ky Këshill do të do të jetë mekanizëm për zbatimin e Strategjisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Takimi është bashkë kryesuar nga sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Fitim Krasniqi, dhe Valdete Idrizi, përfaqësuese e CiviKosit.

“Si një Këshill që ka më shumë anëtarë të Shoqërisë civile se sa të Qeverisë së Kosovës, jam i bindur në suksesin, efikasitetin dhe produktivitetin e tij. Ju siguroj se ky mekanizëm i krijuar nga Qeveria, do të raportoj periodikisht për rrjedhën dhe rezultatet e saja, do kërkuar kontribut nga të gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë proces. Unë personalisht do të angazhohem që të gjitha kapacitetet tona personale, administrative dhe profesionale që ka Qeveria e Kosovës, të jenë në dispozicion të Këshillit, në mënyrë që të kemi mbarëvajtje sa më efikase të gjithë këtij procesi, dhe zbatimit të kësaj politike të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës” ka thënë sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.

Këshilli, është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 2 prill 2014 dhe është i përbërë nga 29 anëtarë, 14 prej të cilëve janë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 15 anëtarë nga shoqëria civile.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...