Banka e Sllovenisë premton përkrahje për simotrën në Kosovë

12 Shtator 2014 - 16:59      

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në një takim Boshtjan Jazbec Guvernator i Bankës së Sllovenisë. Më këtë rast të dy guvernatorët kanë shkëmbyer informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.

Guvernatori Hamza, ka falënderuar Jazbec për ndihmën e tij që ka ofruar si ekspert për plotë katër vite në BQK , duke theksuar se është meritor për të arriturat e Bankës Qendrore. Hamza po ashtu ka vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, dhënë BQK-së dhe njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.
Më këtë rast u vlerësua po ashtu edhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, ku BQK-së nga ana e Bankës sllovene është duke iu ofruar bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve në frymën e praktikave më bashkëkohore.
Gjatë këtij takimi Jazbec ka premtuar se bashkëpunimi profesional me BQK-në edhe në të ardhmen do të jetë efikas, dhe duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të më tejmë dhe për bashkëpunim të ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes të përbashkët.
Të dy guvernatorët morën pjesë dhe ishin folës në Konferencën “Perspektiva Ekonomike e Evropës Juglindore në periudhën e pas krizës, organizuar nga BQK-ja në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...