Ekskluzive: Marrëveshja LAN – Vetëvendosje [dokument]

9 Shtator 2014 - 15:01      

Diskutimet në mes të liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes më në fund kanë arritur në stadin e marrëveshjes së shkruar.

Koha.net, nga burime anonime, e ka siguruar dokumentin e shkruar nga LAN dhe VV, dokument i cili së shpejti pritet të nënshkruhet nga të dyja palët.

Ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Veç këtyre, në dokumentin që e ka siguruar Koha.net, palët janë pajtuar që të “ndërmerren reforma institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve”.

Në Dokument gjithashtu shkruan se blloku LDK-AAK-Nisma është pajtuar me Vetëvendosjen që “të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoq ëror”, raporton Koha.net.

Në këtë dokument, të siguruar nga Koha.net, përmendet edhe çështja e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, duke thënë se duhet të vlerësohen rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Duhet theksuar se dokumenti në fjalë është një draft-dokument i cili edhe mund të pësojë ndryshime të vogla në draftin përfundimtar.

Ndërkaq, se është arritur marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovën e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe deputeti i VV-së, duke shtuar se ajo pritet të nënshkruhet së shpejti.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...