Policia malazeze arrestoi Naim Prelvukajn

18 Gusht 2014 - 18:33      

Sot, në orën 9:30 min,në Martinaj të Plavë-Gucisë nga policia malazeze është arrestuar Naim Ujkan Prelvukaj-Martini, koordinator i Këshillit për parandalimin e deponisë në fshatin Martinaj.

Prelvukaj, tash një vit po përballet me presione të vazhdueshme nga policia malazeze e cila po asiston Komunën e Plavës në zbatimin e një vendimi të njëanshëm për ndërtimin e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash, 300 metra larg vendbanimeve dhe mbi 100 metra pranë kaptazheve dhe burimeve të ujit, transmeton televizoni publik. Lokacioni gjendet në Kodrën Jerina, mbi gërmadhat e qytetit të lashtë të perandoreshës ilire Jerina, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Zyra Evropiane për Ambientin,në Bruksel.

Prelvukaj, është veprimar i shquar i çështjes kombëtare që nga vitet e 80-ta dhe ish-Koordinator i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për brezin kufitar Kosovë-Shqipëri- Mal i ZI.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...