Nuk kishte plan për sulm terrorist në Dokufest

13 Gusht 2014 - 23:11      

Asnjëri prej të arrestuarve për terrorizëm nuk dyshohet për planifikim sulmesh në Kosovë, por vetëm për pjesëmarrje në grup terrorist në Siri e Irak, mëson Koha Ditore.

Lajmi se të dyshuarit planifikonin sulm në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend “Dokufest” është i pavërtetë, kanë thënë për gazetën zyrtarët policorë.

Madje as në kërkesën e prokurorit për paraburgim dhe në urdhërarrestet që ka siguruar Koha Ditore nuk ka dyshim për planifikim sulmesh në Kosovë.

Mediat kanë raportuar se njëri prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në Dokufest, teksa thirreshin në burime anonime. I njëjti person, thoshte ky burim, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh se Prizreni është qytet mysliman si kundërpërgjigje e donacioneve amerikane për festivalin.

© KOHA.net
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...