Të palicencuarit kundërvihen me Asociacion të Kolegjeve Universitare

8 Gusht 2014 - 15:53      

Prishtinë, 8 gusht – Institucionet private të arsimit të lartë, që mbetën të palicencuara, njoftuan përmes një kumtese qëllimin për formimin e Asociacionit të Kolegjeve Universitare të Kosovës, si një përgjigje kundër MASHT-it dhe AAK-së.

Mosakreditimi i disa programeve të studimit akademik dhe mos lejimi me ligj (Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës) vetëm në Kosovë i programit për mësuesi - programi fillor dhe parashkollor na shtyri që të dalim me këtë komunikatë dhe të njoftojmë opinionin e Kosovës se vetëm në vendin tonë institucionet private të arsimit të lartë “luftohen” nga shteti, edhe pse disa kolegje universitare kanë kuadro dhe infrastrukturë shumë më të mirë se disa universitete publike, që u hapën tash së fundi nga Qeveria.

Në emër të Asociacionit në themelim të Kolegjeve Universitare të Kosovës duam të shprehim indinjatën tonë përkitazi me monopolin që po krijojnë në arsimin e lartë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK).

Këto dy institucione, MASHT dhe AAK, po bëjnë që nxënësit e Kosovës domosdoshmërisht edhe pa dëshirën e tyre të studiojnë në programet për mësuesi - programi fillor dhe parashkollor vetëm në universitetet publike shtetërore.

Praktika të tilla të imponimit janë të rralla në shtetet demokratike apo nuk ekzistojnë fare. Andaj i bëjmë thirrje MASHT, AAK, Kuvendit të Kosovës dhe partive politike që Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës të ndryshohet, në të kundërtën sistemi ynë arsimor rrezikon të bëhet si sistemet arsimore të vendeve komuniste dhe diktatoriale, thuhet në komunikatën për opinion të Asociacionit në themelim i Kolegjeve Universitare në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...