Ivanov: Djegia e flamurit maqedonas dëmton Kosovën

10 Korrik 2014 - 22:31      

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot nga Ohri është shprehur për protestat për rastin “Monstra” dhe ka theksuar se përherë ka qenë në kontakt me institucionet rreth të gjitha ngjarjeve, si dhe ka gjykuar të gjitha aktet e dhunës në protesta, njoftojnë medie nga Shkupi.

Protesta janë të lejuara gjithkund, megjithatë dhuna askund nuk tolerohet dhe për këtë institucionet përkatëse ndërmarrin masat e duhura për të ndaluar dhunën. Të gjitha çështjet mund të zgjidhen nëpërmjet institucioneve, ka thënë Ivanov.

Ai ka shtuar se çdokush që mendon se vendimi i gjyqit nuk është në rregull dhe kanë çfarëdo njohurie, këtë mund ta bëjnë nëpërmjet rrugës së rregulluar juridikisht.

Rreth deklaratave nga rajoni, si dhe për djegien e flamurit maqedonas në Kosovë, Ivanov ka theksuar se nuk duhet të harrohet gjithë ato që Maqedonia ka bërë për formimin e shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë, me akte të atilla, posaçërisht me djegien e flamurit, ata më shumë i bëjnë dëm vetes. Të gjithë e dinë se çka ka bërë Maqedonia ta ndihmojë Kosovën që të arrijë shtetësinë. Çdo akt i tillë i tyre do të ndikojë në paraqitjen e tyre se si do ti shikojnë jashtë nëpër botë”, ka deklaruar Ivanov.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...