Marshohet edhe në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni

8 Korrik 2014 - 10:15      

Tiranë, 8 korrik - “Shqipëria ime” është një grup që ka bërë thirrje që sot, në Tiranë, të marshohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët po kundërshtojnë përmes protestave dënimin me vdekje që është dhënë për grupin “Monstra”.

Sipas njoftimit që ka ardhur në KosovaPress, bëhet e ditur se marshi do të nisë në orën 18:00 në Tiranë, pranë Piramidës dhe e gjithë kjo po bëhet për t’u solidarizuar me, siç i quajnë ata, vëllezërit shqiptarë në Iliridë.

“Ftojmë ju si media të merrni pjesë, e të sensibilizoni bashkëkombësit tanë kudo ndodhen për një reagim mbarëqytetar, paqësor e të vendosur ndaj dhunës së pajustifikuar Maqedonase”, thuhet në njoftimin e këtij grupi iniciator.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...