KLD i Shqipërisë nuk shkarkon gjyqtarin Gjin Gjoni

8 Korrik 2014 - 09:23      

Tiranë, 8 korrik - Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi dje të rrëzojë 4 nga 5 nga propozimet e ministrit të drejtësisë për shkarkimin nga detyra të disa gjyqtarëve pas dyshimeve për shkelje ligjore në detyrë dhe fshehje të pasurive.

Midis tyre ishte edhe propozimi për shkarkim i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit dhe antarit të KLD-së, Gjin Gjoni, i cili u mbrojt në mbledhje me argumentin se ndaj tij ishin ngritur presione të motivuara politikisht.
Pas një mbledhje të tejzgjatur nga mëngjesi në mbrëmje, KLD shtyu të premten shqyrtimin e tre rasteve, miratoi një vërejtje me paralajmërim dhe hodhi poshtë si të paargumentuara 4 propozimet e ministrit të drejtësisë për shkarkime nga detyra të gjyqtarëve. Sipas njoftimeve nga KLD, ministri i drejtësisë nuk propozoi dënime të tjera pas rrëzimit të kërkesave për shkarkime të atyre gjyqtarëve.

KLD deklaroi se i rrëzoi këto propozime për shkak se e kishte të pamundur të vlerësonte materialet përkatëse, të cilat nuk iu sollën as nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Me këtë shpjegim u rrëzuan 4 propozimet për shkarkime të gjyqtarëve.

Kjo mbledhje ngjalli interes për shkak të shumë propozimeve për shkarkime të gjyqtarëve, ndërsa në opinionin publik u shtuan komentet për një vetëpastrim të radhëve të sistemit gjyqësor nga persona të korruptuar. Rasti më i njohur ishte ai i gjyqtarit Gjin Gjoni, të cilin ILDKPKI e akuzoi se kishte fshehur pasuri të mëdha në bashkëpunim me bashkëshorten, duke mos i përfshirë në deklaratën e pasurisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...