Protestat e shqiptarëve në Maqedoni do të vazhdojnë

7 Korrik 2014 - 09:59      

Shkup, 7 korrik - Sërish paralajmërohen protesta masive nëpër disa qytete të Maqedonisë si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Strugë.

Sipas thirrjes e cila tani më qarkullon dhe shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, priten protestat që do të mbahen për çdo ditë, në shumë qytete të Maqedonisë, raportojnë protalet Zhurnal e INA.
Protestuesit dje kanë protestuar të qetë dhe me thirrje "duam drejtësi", kundër aktvendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.
Njëri nga familjarët e të arrestuarve, Bedri Ajdari tha se, protestat nuk do të ndalet dhe se ato do të vazhdojnë deri sa të lirohen familjarët e tyre të pafajshëm.

“Familjarët tanë janë dënuar pa asnjë fakt. Shteti dhe gjyqësia maqedonase na i ka poshtëruar kombin dhe fenë tonë duke na quajtur terroristë. Kjo nuk durohet më. Drejtësinë do të kërkojmë edhe në instanca më të larta”, deklaroi Ajdari.
Në dallim nga Shkupi ku protestat ishin më të qeta, në Tetovë situata ka qenë e tensionuar.

Rreth 2000 protestues kanë marshuar rrugëve të Tetovës duke vazhduar drejtë selisë së BDI-së në fshatin Reçisë, ku edhe janë ndaluar nga policia maqedonase me anë të bombave paralizuese dhe gazit lotsjellës.
Protestuesit kanë brohoritur: “Poshtë Politika, poshtë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti”.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se, nga dhuna policore janë lënduar disa protestues. Zyrtarisht numri i të lënduarve akoma nuk dihet.
Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...