Kosova dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia

2 Mars 2014 - 18:07      

Republika e Kosovës dënon pushtimin e territorit të Ukrainës nga Federata Ruse, dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kundërshtim të plotë të detyrimeve të Federatës Ruse sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe Memorandumit të Budapestit të vitit 1994.

Kështu shkrun në një komunikatë për shtyp, të lëshuar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Sipas ministrisë së Enver Hoxhajt, veprimet e ndërmarra nga Federata Ruse janë një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë së Ukrainës dhe të rajonit më gjerë.

Republika e Kosovës bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë premtimet ndërkombëtare dhe të zgjidhin çdo shqetësim në lidhje me sigurinë përmes dialogut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

© KOHA.net
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...