Atomistët kosovarë shkëlqejnë në garën ndërkombëtare për matematikë

14 Korrik 2016 - 17:40      

Nxënësit anëtarë të Institutit “Atomi” kanë shkëlqyer në Olimpiadën Matematikore Ndërkombëtare.

Doruntina Sylejmani ka fituar medaljen e bronztë në këtë olimpiadë, kurse Shend Zhjeqi ka marrë mirënjohje nga aty, transmeton Koha.net.

Sipas drejtuesit të këtij instituti, Jusuf Thaçi, medalja e sjellë në Kosovë nga Doruntina Sylejmani është më e çmuara ndonjëherë që ka ardhur në Kosovë nga garat ndërkombëtare të fushës së Matematikës.

Kurse për Shend Zhjeqin, Thaçi ka thënë se është pjesëmarrësi më i ri nga Ksova që prej se Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë dhe se ai është e ardhmja e Kosovës në matematikë ndër shqiptarë, duke u referuar edhe me personin që ka punuar me Shendin, Valmir Krasniqi.

Edhe një prej matematikanëve më të njohur të Kosovës, Qëndrim Gashi, që tash mban postin e ambasadorit të Kosovës në Francë, ka uruar ekipin e Kosovës.

“Përveç 14 Korrikut, urime edhe për sukseset e Ekipit të Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare, ku për herë të parë një garuese nga vendi ynë fiton medalje, medaljen e bronztë. I lumtur me suksesin e matematikanëve të rinj dhe atyre që i përgatitën për gara”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...