Arrestohet kërcënuesi i kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, e denoncoi Berisha

17 Prill 2016 - 09:28      

Pas denoncimit të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha se kryeministri Rama ka kërcënuar përmes Emiljano Shullazit kandidatin për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, për t’u tërhequr nga gara, policia ka shoqëruar në orët e mbrëmjes së djeshme Emiljano Shullazin.

Shoqërimi i tij, sipas raportimit të oranews, është bërë në Rrugën e Kavajës, ku më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po merret në pyetje.

Pas shoqërimit, mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e Shullazit dhe miqve të tij.

Lidhur me çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar një takim mes prokurorit të Tiranës Petrit Fusha, Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Haki Çako, Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Drejtorit të olicisë Tiranë Ervin Hodaj.

Pas takimit të katër funksionarëve të lartë të shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër arresti për Emiliano Shullazin, urdhër i cili u ekzekutua nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila mbante Shullazin të shoqëruar.

Përveç Emiliano Shullazit policia arrestoi edhe shtetasin Gilmano Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Shullazit. Për dy shtetasit e arrestuar rëndon akuza’ Pjesëmarrje në organizata kriminale’.

Më herët Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar me jetë akademikun Mynyr Koni të tërhiqet nga gara dhe Rektorin aktual, Dhori Kule, që të mos e mbështesë.

Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk ka komunikuar me asnjërin nga akademikët, por jep garanci për burimin e informacionit.

Berisha: Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...