Ahmeti: Ivanovi ta tërheqë menjëherë vendimin

12 Prill 2016 - 22:23      

Pas vendimit të fundit të presidentit Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët e dyshuar për krime, ka reaguar në profilin e tij në Facebook edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke e quajtur Ivanovin “të ashtuquajtur president”.

Sipas Ahmetit, i ashtuquajturi president vetëm se thellon krizën politike në vend, cënon Marrëveshjen e Shkupit dhe kompromiton imazhin e shtetit karshi ndërkombëtarëve.

“I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheq vendimin e tij menjëherë për arsye se një vendim i tillë i nxituar dhe i pamenduar cenon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, komprometon imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare,” shkruan Ali Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...