Kuvendi i Kosovës votoi nismën e parë legjislative të qytetarëve

30 Mars 2016 - 16:09      

Kuvendit i Kosovës shqyrtoi sot leximin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i propozuar nga fushata nëpërmjet Nismës legjislative qytetare.

Pas prezantimit të kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, nga 63 deputetë prezentë, 61votuan pro nismës, një kundër, si dhe një abstenoi.

Me mbështetjen e mbi 13,300 qytetarëve, kjo nismë kishte për qëllim të amendamentojë një nen jo kushtetues (Nenin 69) të Ligjit për Menaxhimin të Financave Publike dhe Përgjegjësitë për të mbrojtur sa më shumë të drejtën e qytetarëve për mjete efektive juridike, si dhe për ta promovuar përgjegjësinë e institucioneve publike për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Një nga tre përfaqësuesit e nismës, Agon Gashi, tha se “Ky është një hap pozitiv drejt respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe rritjes se besimit në institucionet e shtetit. Mbështetja e tillë që i është dhëne kësaj nisme nga deputetët e Kuvendit inkurajon edhe më shumë qytetaret që të jenë më aktivë në ngritjen e çështjeve që janë me interes të përgjithshëm”.

Fushata Drejtësia dhe Qytetarët më 2 prill 2014 kishte dorëzuar peticionin e më shumë se 13,000 qytetarëve në Kuvendin e Kosovës për reformimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Nisma u zhvillua në pajtim me Nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe me Ligjin për Nismat Legjislative. Përmes kësaj nisme u synua që të mblidhen mbi 10,000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës për ta mbështetur amendamentimin e ligjit në fjalë, i cili do të përkufizonte kompensimin e drejtë për shkeljen e të drejtave të njeriut, ku do ta përfshinte kompensimin si për dëmet ekonomike edhe të atyre të natyrës jo-ekonomike. Për të mbledhur 10,000 nënshkrimet e kërkuara dhe për të arritur një grup më të gjerë të qytetarëve të Kosovës, Kampanja krijoi një rrjet të OJQ-ve partnere të cilat mblodhën në total mbi 13,000 nënshkrime të qytetarëve në tërë territorin e Kosovës.

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët, së bashku me qytetarët e Kosovës, e konsiderojnë kompensimin jo-ekonomik të viktimave të të drejtave të njeriut si një reformë e nevojshme për promovimin e përgjegjshmërisë në qeverisje dhe drejtësi për qytetarët.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...