Lavrov dhe Kerry pajtohen për nevojën e armëpushimit në Siri

10 Shkurt 2016 - 18:33      

Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë biseduar me telefon lidhur me Sirinë.

Ministria ka njoftuar se Lavrov dhe Kerry janë pajtuar për nevojën e armëpushimit në Siri dhe për dërgimin e ndihmës humanitare në territoret e bllokuara.

Nesër në Munih, sekretari Kerry dhe ministri Lavrov do të takohen me ministrat e jashtëm të Evropës dhe Lindjes së Mesme, në përpjekje për përfundimin e luftës tashmë pesëvjeçare në Siri.

Bisedimet për paqe në Siri të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës, javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës, janë shkatërruar pas ofensivës së forcave lojale ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, që mbështetet nga sulmet ajrore të Rusisë, kundër kryengritësve që përkrahen nga perëndimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...